Robert Papa: Trump s’duhet ta shpallte kandidaturën pa përfunduar numërimi i votave
Gazetari Robert Papa thotë se ish-presidenti amerikan, Donald Trump nuk duhej të kishte shpallur dje kandidaturën e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pasi ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e mesmandatit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Papa u shpreh se me marrjen e Kongresit nga republikanët, Presidenti Joe Biden do të mbahet nën kontroll nga qendra e djathtë amerikane
“Problemi është që, nuk duhet ta kishte deklaruar dëshirën për kthim në Shtëpinë e Bardhë pa përfunduar ende numërimi i votave, aq më tepër kur është një balotazh për Senatin. Por dje tha, fituam dhe larguam Nancy Pelosin. Kongresi, duke kaluar nga republikanët, bën që Presidenti Biden të mbahet nën kontroll nga qendra e djathtë amerikane”, theksoi ai.
Ish-presidenti Donald Trump njoftoi të martën mbrëma se do të kërkojë nominimin presidencial republikan në 2024.
“Për ta bërë Amerikën të madhe dhe të lavdishme përsëri, unë sonte po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump para turmës së mbledhur në Mar-a-Lago, pasuria e tij ujore në Florida, ku do të jetë selia e fushatës së tij.
Trump pohoi se partia republikane nuk mund të përballojë të emërojë “një politikan ose kandidat konvencional” nëse dëshiron të rifitojë Shtëpinë e Bardhë.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)