Meta akuza Ramës: Do të japë 1 miliard euro për shtatë koncensione

16 Nëntor 2022 | 19:34

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit, Edi Rama në lidhje me buxhetin e vitit 2023.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se Rama do t’u japë klientëve të tij, përmes koncensioneve, 120 milionë euro në një vit, në vend që të mbështesë qytetarët.

Ndër të tjera, Meta nënvizoi se Rama do të japë 1 miliard euro për shtatë koncensione.

“Në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro. Parashikon 130 milion euro taksa të reja, taksa shtesë. Qeveria do të paguajë 30 milionë euro më shumë sesa viti aktual për këto kontrata PPP. Totali i kostos së shërbimit të borxhit në vitin 2023 do të arrije një shumë rekord në vitin 2023 në 136.4 miliard lekë, ose në rreth 1.15 miliard euro me një rritje në 69%  krahasuar me vitin 2022.

Totali i kostos së sherbimit të borxhit do të jetë pothuajse i barabartë me buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë të marra së bashku për vitin 2023. Do të jepen 1 miliard euro për 7 koncesione dhe do të vazhdojnë rrugët e florinjta qindra milionë euro”, theksoi Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026