Inceneratori i Fierit, SPAK zbulon abuzimet me fondet për punë të pakryera
Vijimi i hetimit të SPAK për inceneratorin e Fierit zbuloi se nga buxheti i shtetit janë përfituar të paktën 4 milionë euro për punë të pakryera.
Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare për inceneratorin e Fierit, i shpallur në kërkim në bashkëpunim me administratorin, Arenc Myrtezani kanë deklaruar situata të falsifikuara për të justifikuar shpenzimet.
Në këtë skemë del edhe Arben Dervishaj, zv.president i FSHF, i vënë në pranga nga policia, pasi në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve ka miratuar punimet fiktive, shërbimet që nuk janë kryer dhe pajisjet që nuk janë realizuar.
Hetimi i SPAK ka zbuluar se zyrtari i Federatës Shqiptare të futbollit ka përfituar para në mënyrë të parregullt nga Klodian Zoto edhe për udhëtime, akomodime dhe për të parë ndeshje në Itali.
8 kompani të tjera për përfaqësuesit e të cilëve SPAK ka marrë miratimin e gjykatës për t’i dërguar në burg, kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të vënë në jetë një skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar.
Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani i kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë.
Në reagimin për operacionin lidhur me arrestimet e reja për inceneratorin e Fierit, SPAK kujton edhe implikimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe ish Sekretarit të Përgjithshëm, Alqi Bllako për të cilët është në fuqi masa e arrestit me burg pasi ata kanë përfituar rryshfet 1.2 mln euro dhe 14 milionë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.
Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)
Dhunoi gazetarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori
- 13:44 U fut për t’u larë, gjendet i vdekur 25-vjeçari në Liqenin e Batllavës
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 13:39 Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi
- 13:36 Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë
- 13:30 Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)
- 13:29 Dhunoi gazetarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori