Debati për integrimin evropian, Tabaku akuza Xhaçkës: Qeveri pasive
Për 4 orë parlamenti zhvilloi një mocion debati të kërkuar nga opozita për çështjen e integrimit evropian. Për deputeten Jorida Tabaku, qeveria nuk po bën hapa konkretë në rrugën drejt familjes europiane.
“Për mua nuk është aspak e habitshme që kjo qeveri është pasive në raport me procesin e integrimit, duke e kthyer atë në një proces teknik pa asnjë thelb e pa asnjë qëllim politik siç ka ndodhur deri më sot. E kam lexuar qartë në çdo nismë të qeverisë që bie në kundërshti me parimet mbi mjedisin, mbi tregun, mbi studimin e ligjit, mbi demokracinë mbi zgjedhjet, mbi drejtësinë. Çdo nismë madhore e qeverisë ka prodhuar debat jo për natyrën proaktive në procesin e integrimit por ka prodhuar debat për natyrën regresive. Koha e viktimizimit duhet të marrë fund”, u shpreh Jorida Tabaku.
Ndërsa për ministren e jashtme Olta Xhacka, raporti i komisionit europian për Shqipërinë është një plan pune për qeverinë.
“Unë nuk e shoh aspak raportin si një fletë lavdërimi. Ky raport është mbi të gjitha një dokument pune. Dhe ju garantoj, që rekomandimet e Komisionit Evropian nuk janë thjesht më një orientim, dhe po kthehen në një plan pune për qeverinë”, tha Xhaçka.
Integrimi europian shkaktoi debate dhe përplasje në fillim të seancës. Shkak u bë shpërndarja e kohës për deputetët që do të merrnin fjalën. Deputetët mbështetës të Sali Berishës kërkuan më shumë kohë në dispozicion.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë