‘Nesër protestë më e madhe’, Ilda Dhori: Ministria mashtron për Parkun e Divjakës
Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori deklaroi se protesta e banorëve të Divjakës, kundër vendosjes së traut në Parkun e këtij qyteti do të vazhdojë dhe nesër pritet të ketë një pjesëmarrje më të madhe.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dhori u shpreh se Ministria e Turizmit po kërkon të mashtrojë qytetarët, duke thënë se do të përjashtohen nga tarifa vitin e parë, çka sipas saj, është e pavërtetë.
“Protesta do të vazhdojë, madje qytetarët kanë kërkuar për më shumë pjesëmarrje, por ndoshta edhe për shkak të një distance rreth 5 km nga qendra e qytetit, deri në hyrje të parkut dhe për shkak të pranisë së policisë, ka qenë paksa e kufizuar. Besoj se nesër do të kemi një pjesëmarrje akoma më të madhe dhe ta fillojmë mbledhjen e qytetarëve nga qendra e qytetit dhe do më pas do të marshojmë të gjithë bashkë në hyrje të parkut.
Ministria kërkon të mashtrojë banorët e Divjakës, thotë që ju do përjashtoheni dhe pas një viti, firma private e ka në menaxhim mund të bëjë çfarë të dojë. Jemi duke luftuar për një kauzë të drejtë”, theksoi ajo.
Banorët e Divjakës refuzojnë të paguajnë lekë për të vizituar Parkun e Karavastasë në Divjakë. Ata kanë protestuar dhe janë përplasur me policinë, duke kërkuar heqjen e traut të vendosur në hyrje të parkut.
Vizitorët që hyjnë ne parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me cmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës