Artistët refuzojnë Botërorin, pas Dua Lipës në Katar nuk shkon as Shakira

17 Nëntor 2022 | 17:39

Ceremonia e hapjes së Botërorit këtë vit do të zhvillohet në Katar, ndërsa lajm i mediave rozë ka qenë pjesëmarrja e këngëtarëve.

Deri më tani ylli botëror Dua Lipa me origjinë shqiptare dhe Rod Stewart kanë refuzuar të marrin pjesë në ceremoni.

Por duket se hapat e tyre do ndjekë dhe këngëtarja me famë botërore Shakira.

Këngëtarja kolumbiane ka refuzuar ofertën për të performuar në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin Al Bayt para 60 mijë shikuesve.

Artistët që i kanë thënë po Katarit dhe që do të mund t’i shohim të performojnë janë: J. Balvin, Robbie Williams, Jason Derulo, Clean Bandit, Sean Paul, Nora Fatehi, Black Eyed Peas, Jungkook i BTS dhe Nicki Minaj, Maluma. dhe Myriam Fares.

Lipa  në një postim që bëri pak ditë më parë në rrjetet sociale tha se ajo nuk do të vizitonte vendin derisa të “përmbushte të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut” që kishte bërë kur iu dha e drejta për të pritur turneun në dhjetor 2010.

“Unë nuk do të performoj dhe as kam qenë ndonjëherë i përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Unë do të brohoras Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur fitoi të drejtën për të pritur”- tha 27-vjeçarja.

Dua Lipa është aktualisht në Australi për turneun e saj të vazhdueshëm 10-mujor Future Nostalgia, me turne që fillon të hënën e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026