Jakaj: Nëse lexon librin e Mamaqit, sheh që ai ka një botë të madhe shpirtërore

18 Nëntor 2022 | 15:25

Ish-Drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj thotë se jo çdo person mund të jetë i aftë që të shkruajë një libër, megjithatë nuk është kundër krijimit të diçkaje të re që mund t’i shëbejë publikut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Jakaj u shpreh se personazhet VIP, duan të marrin vëmendje nga gjithçka, edhe nga librat.

Ajo iu referua rastit të aktorit, Ermal Mamaqit, për të cilin tha se dikur e shihte me skepticizëm në rolin e shkrimtarit.

Por pasi ka lexuar librin e tij, Jaka deklaroi se Mamaqi ka një botë të madhe shpirtërore.

“Kurrsesi nuk mundet që çdo person të shkruajë një libër. Në fakt, personazhet kur vishen me një mantel të të ashtuquajturit VIP, në tregun e medias dhe rrjeteve sociale, pastaj duan të marrin vëmendje nga gjithçka. Megjithatë, asgjë e prodhuar totalisht nga një person, nuk është e dëmshme. Nëse dalin shumë libra, shumë këngë, koha i selekton.

Gjithkush që ka dëshirë të bëjë diçka, nuk jam kundra. Jam kundra histerisë kolektive që është ngjallur kohët e fundit, për librin e Ermal Mamaqit. Unë personalisht e njoh, kemi disa bashkëpunime. Nëse e lexon nga afër, shikon që ka një botë shumë të madhe shpirtërore. E kam parë dikur me skepticizë, kur kam marrë pjesë në një seminar të tillë, kam thënë që paska diçka për të mësuar. Gjithkush që shkruan një libër, është motivues në një farë forme”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026