Kosova dhe Maqedonia e Veriut shtojnë bisedimet për hapjen e kufijve pa kushte
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka pritur në takim gjatë ditës së sotme homologun e tij kosovar Besnik Tahiri, me të cilin njoftoi se ka biseduar për hapjen e kufijve mes dy vendeve pa kushtin e testit negativ të Covid-19.
Të dy zëvendëskryeministrat besojnë se hapja e kufijve do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve dhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Qëndrimi im është që kufijtë tanë duhet të liberalizohen për nga shembulli i kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë të cilat janë të hapura dhe keni lëvizje të jashtëzakonshme mes dy vendeve, në veçanti në sezonin turistik dhe transmetimi i infektive me Covid-19 nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas ishte minimal”, tha Grubi.
Zëvendëskryeministri Tahiri kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Kosova të ndjekin shembullin e hapjes së kufijve si me Shqipërinë.
“Për mua është e palogjikshme që ne të kemi sistem të testimit bilateral përderisa me Shqipërinë kushtimisht kufiri është I hapur. Mendoj se duhet parë të gjithë mundësitë, sigurisht duke ruajtur shëndetin publik, duke ruajtur njëri tjetrin, që të lehtësojmë komunikimin e qytetarëve të cilët në baza ditore komunikojnë por edhe për udhëtim në aeroport, për çështje shëndetësore, por edhe çështjet ekonomike që ta kenë më të lehtë”, theksoi Tahiri.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për momentin mund të udhëtojnë vetëm në Shqipëri dhe Bullgari pa test PCR.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet