Dhjetë deputetët e dorëhequr të Listës Serbe do të marrin paga edhe për 1 vit
Dhjetë deputetët e Listës Serbe që kanë dorëzuar dorëheqjet në Kuvendin e Kosovës më 7 nëntor, do të vazhdojnë të marrin pagat e tyre nga parlamenti edhe për një vit.
Por kjo nuk vlen për rreth 600 zyrtarët policorë serbë që dorëzuan detyrën e tyre në fillim të këtij muaj.
Paga bazë e deputetit është 1 mijë e 547 euro apo 18 mijë 564 euro në vit. Dhjetë deputetët e dorëhequr serbë do marrin nga buxheti i Kuvendit, 185 mijë e 640 euro për një vit.
Po ashtu, edhe deputetët e rinj të këtij subjekti politik serb të cilët u betuan në seancën e të enjtes, do të marrin pagat e plota, pavarësisht politikave që i ndjekin në raport me prezencën e tyre në parlament.
Dorëheqjet e deputetëve si dhe shumë zyrtarëve tjerë serbë në institucionet e Kosovës, kanë nisur në fillim të nëntorit, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.
Komuniteti serb, si më i madhi në mesin e komuniteteve pakicë në Kosovë, i ka të garantuara me Kushtetutë dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës, i cili ka gjithsej 120.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit