Detaje nga sulmi në veri të Kosovës, dëshmitari: Serbët na goditën
Visar Duriqi, kryeredaktor i gazetës “Insajder” Kosovë ka dhënë detaje në lidhje me dhunimin e kameramanit Jemir Muji ditën e sotme në Mitrovicë.
Në një lidhje të drejtëpërdrejt për Euronews Albania, ai tha se Muji është goditur nga pjesëtarë të rojeve civile serbe.
Sipas tij, kameramani u godit pasi ky i fundit po filmonte një ngjarje, ku një nxënës shkolle u godit nga serbët.
Duriqi deklaroi se kishin shkuar në veri për të bërë një emision, por situata mori rrjedhë tjetër kur panë se fëmija i një polici kosovar po dhunohej.
“Nuk kanë qenë pjesëtarë të KFOR ato që e kanë sulmuar por pjestarë të rojeve civile. Kemi qenë duke bërë një emision në veri, kemi pasur me bërë intervista por i anuluam të gjitha. Në momentin që kemi arritur e kemi dëgjuar policinë e Kosovës duke u marrë me një nxënës të shkollës së mesme, i cili është sulmuar nga serbët në veri.
Ka qenë kameramani ynë Jetmiri që ka vrapuar drejt vendit të ngjarjes dhe krejt çka ka mundur me filmuar ka qenë momenti kur fëmija futet në makinë të ambulancës për me u dërguar në spitalin e Veriut.
7-8 serbë të veriut, pasi është larguar fëmija me ambulancën kanë tentuar që Jetmirit të ja marrin telefonin, por nga që ky nuk ia ka dhënë ata kanë filluar ta sulmojnë. E kanë rrahur me grushte. Sulmuesit janë anëtarë të mbrojtjes civile serbe në veri. Kryesori prej tyre është Ivan Rakiç. Ai është djali i axhës të kryetarit të listës serbska.
Problemi i tyre është se ata nuk donin që të filmohej sulmi i parë që e kanë kryer. Fëmija që u sulmua ishte djali i një polici shqiptar.
Më tej ai bëri me dije se gjendja shëndetësore e Jetmir Mujit për momentin është stabël.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dhunohet nga serbët operatori shqiptar në Mitrovicë, dërgohet në spital
- “Beogradi organizon protesta në Shqipëri”, Ngjela: Ndodhin kur ka tensione në veri
- Tensionet Veri, Kurti: Vuçiç po kamuflon refuzimin e planit franko-gjerman
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta