Nobelisti polemik Peter Handke përplaset me gazetarët për luftën e Ballkanit
Shkrimtari austriak Peter Handke, fituesi i çmimit Nobel 2019 në Letërsi, deklaroi këtë të premte se preferon letra anonime në vend të pyetjeve që kanë lidhje me mbështetjen e tij për Sllobodan Millosheviç, njeriu i njohur me nofkën “fuçia e barutit” gjatë luftës së Ballkanit në vitet ’90.
Shkrimtari zhvilloi një bisedë me gazetarët në Stokholm dhe u pyet nëse e pranonte faktin që në Srebrenicë kishte ndodhur një masakër. Handke, dukshëm duke u dridhur, u përgjigj duke thënë se ai kishte marrë shumë letra nga lexuesit që tregonin mbështetjen e tyre pasi iu dha çmimi me një shumë prej 935 mijë dollarë në tetor.
“Në tetë ose nëntë javët e fundit kam marrë shumë letra të mrekullueshme që vijnë nga zemrat e lexuesve të letërsisë. Shumë. Nuk e përmend numrin. Por vetëm njëra prej tyre ishte një letër anonime që nuk erdhi nga zemra. Ishte një letër higjienike e cila kishte “kaligrafi të ndotur”.
Dhe unë po ju them se këto pyetje po i bëni në të njëjtin nivel si ky njeri. Unë po ju them se preferoj një letër anonime, një letër higjienike në vend të pyetjeve tuaja boshe dhe injorante,” u shpreh Handke.
77-vjeçari nuk pranoi të fliste për ish-Jugosllavinë. “Nuk dua t’ju përgjigjem asnjë prej pyetjeve tuaja,” tha ai në dhomën e mbushur me gazetarë.
Më 10 dhetor në Stokholm janë planifikuar protesta pasi pritet që mbreti i Suedisë t’i dorëzojë Handke çmimin Nobel.
Çmimi Nobel për Letërsinë, dorëhiqen dy anëtarë të Akademisë suedeze
Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë, Peter Handke shkakton polemika
Ndahen çmimet Nobel për Letërsinë, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke shpallen fitues
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:03 Presidenti i Libanit takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja e Izraelit
- 17:02 Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet