Drejtori i KESH-it: Në 12 orë, pati një sasi reshjesh sa për 3 muaj
Drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho deklaroi se në Alpet në veri të vendit, në 12 orë ra një sasi reshjesh sa për 3 muaj e në vazhdim.
Në një intervistë për Euronews Albania, Verdho u shpreh se aktualisht, kuota në Fierzë është 274 metra, teksa prurjet, së bashku me Komanin dhe Vaun e Dejës, arrijnë në 4000m3/s.
“Situata hidrike është paraqitur e mirë për basenin e Fierzës, ku kemi pasur një rritje 5-6 metra të rezervës energjitike. Flasim për kuota nga 266 metra nga e hëna e kaluar, në 274 në momentin që flasim. Problematikat kryesore kanë ardhur si rezultat i baseneve të vogla që ne kemi, të Komanit dhe Vaut të Dejës, që kanë aftësi rezervuese të vogla krahasimisht me këto sasi reshjesh që binë.
Alpet e Shqipërisë, erdhën papritur 400 mm shi në 12 orë. Kjo sasi e reshjeve të rënë, është sasi e reshjeve për 3 muaj dhe në vazhdim. Flasim për një prurje diku në 3500 m3 vetëm në basenet e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe 500m3 në basenin e Fierzës. Një prurje 4000m3/s. Në vitin 2010 ka qenë 3200 m3/s”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.