Trafiku i pasagjerëve në aeroportin e Dubait u trefishua në tremujorin e tretë 

22 Nëntor 2022 | 21:05

Aeroporti kryesor i Dubait, DXB, ka rritur parashikimin e pasagjerëve për vitin me 1.5 milionë në 64.3 milionë, pasi pa trafikun e pasagjerëve të trefishuar në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha Paul Griffiths, drejtor i përgjithshëm i atij aeroporti.

DXB, një aeroport i madh ndërkombëtar, trajtoi gati 18.5 milionë pasagjerë në periudhën korrik-shtator 2022, nga 6.7 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha Griffiths për Reuters.

“Ne jemi optimistë se tremujori i katërt do të jetë edhe më i mirë se i treti, sepse shifrat që shohim tani i tejkalojnë parashikimet tona,” tha ai, duke shtuar se trafiku nga një destinacion në tjetrin është “rritur jashtëzakonisht”.

Parashikimi i trafikut të pasagjerëve për të gjithë vitin 2022 u rrit në 62.8 milionë pasagjerë nga 62.4 milionë, duke përfshirë rezultatet e tremujorit të tretë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Irani do të japë një përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme ndaj çdo kërcënimi kundër popullit ose udhëheqjes së tij, tha Ministri i Jashtëm iranian...
13:39 | 01/07/2026

Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë

Autoritetet izraelite aktivizuan protokollet e sigurisë pasi një pilot i linjës ajrore bullgare Electra Airways, që po kryente një fluturim nga Varshava drejt Tel Avivit,...
13:36 | 01/07/2026

Presidenti bjellorus fal 32 të dënuar, 28 prej të cilëve u burgosën për ekstremizëm

Përpara Ditës së Pavarësisë së Bjellorusisë, Presidenti Aleksandër Lukashenko ka falur 32 të dënuar, përfshirë 28 individë që vuajnë dënime për vepra ekstremiste. Falja përfshinin...
13:18 | 01/07/2026