Këshilli Politik, Gjiknuri: Debat i stisur, opozita synon të pengojë ndryshimet kushtetuese
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri e konsideroi “të stisur” dhe “debat të kotë” çështjen e ngritur nga opozita për t’i kërkuar mendim OSBE/ODIHR-it për çështjen e koalicioneve.
Në një deklaratë për gazetarët, Gjiknuri tha se synimi i vetëm i opozitës është hedhja në erë e procesit dhe pengimi i ndryshimeve kushtetuese.
“Fatkeqësisht sot Partia Demokratike bojkotoi Këshillin Politik megjithëse ishte edhe ajo kërkuese që kjo mbledhje të zhvillohej, e bojkotoi me të njëjtat qëndrime që janë bërë publike, që për mendimin tim kanë vetëm një synim, të hedhin në erë këtë proces, të mbajnë peng ndryshimet kushtetuese dhe të krijojnë një krizë artificiale vetëm e vetëm që të justifikojnë qëndrimet e tyre të mëtejshme,” – shprehu gjykimin e tij mbi atë çfarë ndodhi sot në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri.
“Stiset një debat i kotë, sepse këtu bëhet sikur po zihen për procedurë, a duhet ODIHR-i tani, apo më vonë, duke iu referuar marrëveshjes, ODIHR-i është organizatë e specializuar, po t’i kthehemi deklaratave të opozitës, organizata është e specializuar të japë mendime juridike mbi produkte konkrete, sot ne sollëm produkt konkret, mund të mos jetë perfekt, por që kërkon imputin e të gjithëve, parashikohet koalicioni zgjedhor, që nuk është e vërtetë që nuk parashikohen koalicionet… parashikohet vota parapëlqyese për çdo kandidat dhe natyrshëm mekanizma që mundësojnë realisht ndarjen e mandateve në varësi të peshës elektorale që kanë kandidatët pasi zgjedhësi voton edhe për partitë edhe për individët, por konflikti është i stisur sepse ODIHR-i diskuton mbi draftet,” – tha Gjiknuri.
Lajmi në përditësim…
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq