Skocia nuk mund të mbajë referendum për pavarësi, vendos gjykata britanike

23 Nëntor 2022 | 12:21

Skocia nuk mund të mbajë një referendum për pavarësi pa pëlqimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Ishte ky vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar këtë të mërkurë, shkruan BBC.

Ministrirja e parë e Skocisë Nicola Sturgeon dëshiron të mbajë një referendum më 19 tetor të vitit të ardhshëm. Por gjykata vendosi njëzëri se ajo nuk ka fuqinë për ta bërë këtë.

Ky vendim e kthen një hap prapa fushatën e qeverisë skoceze që synonte të largohej nga Mbretëria e Bashkuar.

Në vitin 2014, skocezët nuk pranuan t’i jepnin fund bashkimit më shumë se 300-vjeçar me Anglinë, duke votuar 55% kundër pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar në referendumin e mbajtur në atë kohë.

Mirëpo, aktivistët që kërkojnë pavarësinë, besojnë se referendumi do të kishte rezultate të tjera nëse mbahet sërish tani, dy vjet pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, gjë që skocezët e kishin kundërshtuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026