Takimi me Manjën, Yuri Kim: Lufta kundër korrupsionit, interes i sigurisë kombëtare

23 Nëntor 2022 | 13:34

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e djeshme me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane, ku ka theksuar se takimi është zhvilluar për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë në BE.

Kim ka vënë theksin tek lufta ndaj korrupsionit, që konsiderohet si kërcënim për sigurinë dhe barazinë ekonomike.

“Yuri Kim u takua dje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë në BE. Ambasadorja përsëri theksoi se Presidenti Biden në qershor 2021 identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, zhvillimin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së ministrit Manja në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026