Banori në Shkodër: Të merren masa, rrezikojmë të përmbytemi sërish
Rreth 1375 hektarë tokë vijojnë të jenë nën ‘pushtetin’ e ujit në qarkun e Shkodrës edhe pse intensiteti i reshjeve ka rënë.
Një banor i zonës së Muriqanit, Shuajp Fishiku u shpreh për Euronews Albania se situata në këtë zonë mbetet problematike për shkak të “Përroit të Kufirit”.
Ai kërkoi që të devijohet rrjedhja e përroit si dhe shteti të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet.
Sipas tij banorët rrezikojnë sërish të përmbyten nëse nuk merren masa.
“Uji ka ardhur nga ora 2 e natës. Problematika e këtij ujit është Përroi i Kufirit. Uji ka hyrë në banesat, kasolle dhe kosheret e bletëve janë përmbytur. Kemi kërkuar pastrimin e përroit. Shteti duhet të ndërhyjë për të hapur këtë nyje, që përroi të derdhet në Bunë. Në këtë gjendje nuk jam përmbytur asnjëherë më parë. Nëse bie shi siç ka rënë, do përmbytemi sërish. Shteti të na dëmshpërblejë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta