Bursa për studentët ekselentë, Kushi: Status i ri për universitetet
Veç universiteteve publike dhe private, institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri do të kenë edhe një tjetër status: universitete publike të pavarura.
Ky ishte vendimi i bërë publik nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë, e cila shpjegoi se ky status i ri për institucionet e arsimit të lartë do t’u japë atyre më shumë fleksibilitet në menaxhimin e financave, por pa qëllime fitimprurëse.
“Me vendimin që morëm sot ne do të kemi edhe një formë të re, që janë institucionet e arsimit të lartë publik të pavarura. I jep më shumë fleksibilitet në aspektin financiar, do të jenë jofitimprurëse dhe të ardhurat do të përdoren për arsimin e lartë”, tha Kushi.
Kushi shpjegoi se statusin e ri mund ta gëzojnë jo vetëm institucione të reja, apo edhe ato ekzistuese.
Në fund, ministrja e Arsimit e mbylli me një thirrje për studentët, të cilët i ftoi të aplikojnë për një bursë që do të jetë e barazvlefshme me pagën minimale.
“Studentët që kanë mbaruar me të gjitha 10 shkollën e mesme dhe në matutë kanë marrë minimumi 9,5 në provime, ata që kanë arritur të marrin çmimet e para në olimpiada, ata që kanë zgjedhur të studiojnë në programet prioritare dhe e kanë mesataren minimumi 8,5”, sqaroi ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta