Hotelet falas në Vlorë për 28 Nëntor, Ceno: Iniciativë private, s’ka lidhje bashkia

24 Nëntor 2022 | 07:56

Vlora në prag festimesh për 110-vjetorin e Pavarësisë vjen me një ofertë të unifikuar nga një pjesë e madhe e hoteleve në vend.

Ato janë bërë bashkë dhe kanë vendosur një ofertë për të gjithë ata që duan të kalojnë 28 Nëntorin në qytetin e flamurit. Më konkretisht, të gjitha hotelet këto ditë do të kenë çmimin 25 euro nata dhe nëse rezervon dy net, për 28 nëntor mund të akomodohesh falas.

Anisa Ceno, administratore hoteli tha në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania se oferta që ka bërë bashkë hotelet në Vlorë, parashikon që me 50 euro të qëndrosh 3 net në hotele me 4-5 yje të qytetit.

“Jemi rreth 15 hotele që i janë bashkuar nismës, qëllimi është edhe promovimi i qytetit”, tha Ceno.

Ajo shpjegoi se nisma është një iniciativë private dhe nuk ka lidhje me bashkinë.

“Bashkia nuk na mbështet me sponsporizim, kemi sponsorat tanë. Këtë vit mund të kërkojmë që në buxhetin e vitit të ardhshëm të jetë parashikuar një mbështetje edhe për këtë nismë”, u shpreh Ceno.

Florika Rodakaj, operatore turistike tregoi se veç akomodimit që është pjesa më e rëndësishme për turistët, janë edhe aktivitet e dedikuara ditëve të Festave Komëtare, koncerti i madh me këngëtarë të njohur, gara e çiklizmit ekspozita në Lungo Mare por edhe aktivitete më shkencore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024