Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e ish-ministrit Koka për masë më të butë sigurie

24 Nëntor 2022 | 10:22

Të enjten, Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për një masë më të butë sigurie lidhur me masën e “arrestit me burg” për inceneratorin e Fierit.

Koka kërkon masë më të butë sigurie për arsye shëndetësore, pasi sipas një ekspertize mjekësore vuan nga disa sëmundje dhe në qeli i rrezikohet jeta.

Ndaj Kokës është lënë në fuqi dhe një masë tjetër sigurie me burg për inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohe, Apeli i Posaçëm po shqyrton sot kërkesën e SPAK për një masë të dytë sigurie “arrest me burg” për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit.

Më 9 nëntor, Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Apeli i GJKKO-së ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”,  pas ankimit të bërë nga SPAK mbi akuzat për korrupsion me inceneratorin e Fierit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026