Alibeaj-Nikollës: Po shkelni rregulloren, deputetët 10 minuta kohë për të folur
Me tensione ka nisur seanca e sotme e Kuvendit, ku opozita kërkon më shumë minuta për të folur në Kuvend.
Deputeti Enkelejd Alibeaj i renditi shkeljet që ka bërë Kuvendi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që sipas tij nënvizoi se të gjithë deputetët që nuk janë të mobilizuar në një grup parlamentar, kanë të drejtë të flasin 10 minuta.
Fjala e Alibeajt:
Duhet të jeni e drejtë dhe e vërtetë me faktet. Në Konferencën e Kryetarëve është e vendosur në mënyrë të njëanshme koha e limituar e debatit, për të pasur një vendimmarrje të tillë duhet të ketë një kërkesë me shkrim, në këtë rast nga z.Balla. Shkelja e dytë në seancën e kaluar: kthejuni procesverbalit që kishit miratuar, ju kishit detyrimin përsa kohë në Konferencën e Kryetarëve nuk kemi pasur dakordësi dhe sipas kësaj rregullohej do duhej të votohej dhe nuk votua.
Ju kam bërë një kërkesë për të mbledhur Konferencën e Kryetarëve për të zhbërë gabimin për shkeljen flagrante të Kushtetutës dhe më keni kthyer një përgjigje që s’ka lidhje.
Neni 48 e përcakton që grupet parlamentare janë më të cënuara. Të gjithë deputetët që nuk janë të mobilizuar në një grup parlamentar kanë të drejtë të flasin 10 minuta. Respektoni rregulloren.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale