Protesta e 6 dhjetorit, Tedi Blushi nga Korça: PL është parti e lindur nga protestat
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga Korça hodhi akuza ndaj bashkisë së qytetit juglindor për keqqeverisje, duke thënë se 14 maji do të jetë dita kur pushteti do t’i kthehet qytetarëve.
Në një deklaratë për mediat, Blushi i shoqëruar nga Endrit Brahimllari u ndalën edhe protesta e planifikuar më 6 dhjetor nga opozita, duke theksuar se PL është parti që ka lindur nga protestat dhe është çdo ditë në protestë dhe se opozita i ka treguar prirjet pro euro-atlantike.
Endrit Brahimllari nga ana e tij është shprehur me nota të forta teksa gazetari i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi e ka pyetur mbi humbjen e ish-partisë së LSI në Korçë.
Kandidati për deputet në zgjedhjet e kaluara dhe një nga zyrtarët më të lartë të Partisë së Lirisë sot është shprehur se kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo është thjesht një lolo në duart e Niko Peleshit
Brahimllari ka shkuar me tej duke akuzuar se Filo ka dyfishuar pasurinë në kohë krize dhe se humbja e tij në 14 maj është e sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut