A do të votojë PL në primaret e PD-së? Tedi Blushi: E mbështesim plotësisht
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania primaret janë një proces që do të përfshijnë të gjithë faktorin opozitar.
Ai u shpreh se PL ka mbështetur gjithmonë këtë proces, i cili është i përbashkët.
“Ne si Parti e Lirisë do ta mbështesim këtë proces. Në momentin që do të gjykojmë që ka figura të cilat padiskutim nuk do të mungojnë dhe që janë fitues në këtë garë, sigurisht që do kemi primare të përbashkta me PD-në, por edhe me parti të tjera të opozitës. Është një proces që do të përfshijë gjithë faktorin opozitar. Ne kemi rënë dakord që ta mbështesim këtë proces. Është një proces i përbashkët, ku do të përfshihet jo vetëm PL dhe PD”, u shpreh Blushi.
“Sekretari Politik është drejtuesi i gjithë aksionit politik. Ne dje kemi përcaktuar edhe drejtuesit për 4 qarqet. Për Tiranës do të jetë Endrit Brahimlari, Monika Kryemadhi për qarkun Fier, Edmon Haxhinasto për Elbasanin dhe Elona Gurin për qarkun e Durrësit”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”