Amensty International: Mediat dhe organizatat në Rusi, nën sulm të vazhdueshëm
Një raport i ri nga Amnesty International bën me dije se liria e shprehjes dhe aktiviteti i shoqatave në Rusi janë nën sulm të vazhdueshëm. Raporti citon se mediat nuk janë objektivi i vetëm.
Qytetarët dhe organizatat që veprojnë si vëzhgues janë gjithashtu subjekt i represionit.
Amnesty International bën me dije se gjërat janë përkeqësuar që nga kthimi Vladimir Putin në postin e Presidentit në vitin 2012 .
Situata ka vazhduar të përkeqësohet, veçanërisht rreth helmimit dhe burgosjes së figurës së opozitës Alexei Navalny në vitin 2020.
“Navalny shihej nga Kremlini si një individ i rrezikshëm për ta, i cili potencialisht mund të drejtonte pakënaqësi dhe potencialisht të kryesonte një protestë që do të sfidonte politikat , praktikat e qeverisë dhe ligjet, prandaj ishte e rëndësishme që ai të izolohej”, tha Natalia Prilutskaya.
Që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt, kontrolli i informacionit ka qenë thelbësor për regjimin rus. Amnesty thotë se përjashtimi i mediave të pavarura dhe vëzhguesve të të drejtave të njeriut do të thotë se qeveria mund të kontrollojë pothuajse plotësisht narrativën e luftës – madje edhe të ndalojë përdorimin e fjalës ‘luftë’.
Natalia Prilutskaya thotë se është thelbësore të mbështetet shoqëria civile ruse dhe të dënohen veprimet e Putinit.
“Nëse komuniteti ndërkombëtar hesht, ai e përforcon represionin. Bën të mundur kristalizimin e atij lloji “konsensusi” në shoqërinë për të cilën Putin dhe qeveria e tij mburren gjithmonë kaq shumë”, theksoi ajo.
Amnesty thekson se punonjësit e medias dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut po bëjnë më të mirën e tyre duke pasur parasysh rrethanat ku veprojnë dhe shpresojnë se një ditë informacioni i lirë dhe i balancuar do të jetë pjesë e shoqërisë ruse.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme