Merkel: Nuk kisha fuqi për bisedime me Putinin, para luftës në Ukrainë
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ka dashur të organizojë bisedime mes palës evropiane dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, një vit para pushtimit të Ukrainës. Por, ajo tha se në fund e kishte parë se nuk kishte mjaftueshëm fuqi për të ndikuar te presidenti rus, pasi ishte në fund të mandatit të saj.
Merkel tha të enjten se ajo dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishin plan të zhvillonin bisedime me Putinin në Këshillin Evropian, në vitin 2021, që për të ishte viti i fundit si kancelare e Gjermanisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Merkel doli në pension nga karriera e saj politike pas 16 vjetëve në fuqi. Pas zgjedhjeve të shtatorit të vitit 2021 në Gjermani, ajo ia dorëzoi zyrtarisht detyrën kancelarit aktual, Olaf Scholz, që vjen nga radhët e Socialdemokratëve.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)