Kreshnik Spahiu: Berisha të japë shpjegime, i besoi Bashës PD për tre mandate

24 Nëntor 2022 | 19:53

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kreu i PD-së Sali Berisha duhet të japë shpjegime në lidhje me Lulzim Bashën, të cilin tani e akuzon si të përfshirë në aferën e Portit të Durrësit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se Berisha bëri Bashën kryetar bashkie duke shtuar se ai i besoi PD-në për tre mandate radhazi.

“Mendoj se është e vetmja akuzë që Berisha drejton ndaj Lulzim Bashës, kemi dy njerëz që i kemi parë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Mendoj se kanë qenë shumë të lidhur politikisht. Mendohej se Berisha testamentin politik do ia trashëgonte Bashës.

Berisha  na’e shiti Lulzim Bashës si kryeministër. Nëse Basha ka kryer afera nuk mendoj se afera e tij e parë ka qenë Porti i Durrësit. Berisha e zgjodhi Bashën ministër të jashtëm, 29-vjeç. I besoi PD për tre mandate, Berisha duhet të japë shpjegimi se ku ndryshoi Lulzim Basha. Ai ishte i ndershëm deri në 20 shtator 2021 dhe ai u bë hajdut pas datës 20 shtator. Berisha duhet të japë shpjegime të qarta për këtë gjë.”- u shpreh Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023