Porti i Durrësit, Berisha: Rama po ndërton 12,600 apartamente për klientelën e tij
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në projektin e Portit të Durrësit ka përdorur të njëjtën aferë si tek ajo e inceneratorëve për të vjedhur.
Berisha tha se kreu i qeverisë ndërton 12,600 apartamente “bashkë me klientelën e tij.”
“Edi Rama do të grabisë portin ekzistues do ta shndërrojë në pallate, hotele, kurse portin do ta ndërtojnë shqiptarët me taksat e tyre. Po ua them unë këtu, me përgjegjësinë më të plotë se kemi pasur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, por ajo është refuzuar në mënyrë më kategorike.
Kurse Emmari, Rama se nuk është Emmari merr portin e Durrësit, ndërton 12600 apartamente, bashkë me klientelën e tij dhe Emmarin sigurisht dhe ndërton një port jahtesh. A e dini ju se kanë vendosur dhe të drejtën e seleksionit të qytetarëve që hyjnë dhe dalin në plazh. Atje do të jenë vetëm klientela e zenxhinëve. Durrësakët e mesëm dhe të varfër me dylbi, duhet të dalin mbi Currila në ndonjë kodër të shohin se ç’po ndodh aty”- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- E zbulon Spahiu: Basha po përgatit 5 kandidatë të fortë për zgjedhjet lokale
- Kreshnik Spahiu: Berisha të japë shpjegime, i besoi Bashës PD për tre mandate
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet