Boçi për Portin e Durrësit: Do përdorim çdo mekanizëm për mosrealizimin e projektit

25 Nëntor 2022 | 11:58

Deputeti Luçiano Boçi nga Elbasani është shprehur se nuk do të lejojnë realizimin e projektit të Portit të Durrësit që u miratua ditën e djeshme në Kuvend me votat e mazhorancës.

Në një deklaratë për mediat ai tha se opozita do të përdor çdo mekanizëm në mënyrë që Porti të mos ndërtohet.

Sipas tij realizimi i këtij porti synon zhvatjen e pasurisë publike.

“Mazhoranca ka fituar nëpërmjet numrave të kartonit betejën për Portin e Durrësit, por jo luftën. Opozita do të përdorë çdo mekanizëm ligjor që demokracia i garanton për të ndaluar me çdo kusht realizimin e një projekti që synon gllabërimin dhe zhvatjen e pasurisë publike.

Lufta jonë do të vazhdojë edhe në parlament por edhe jashtë tij deri në frenimin e realizimit të këtij projekti korruptiv dhe zhvatës.

Protesta e 6 dhjetorit do të thyejë tabunë e heshtjes kombëtare kur ka organizime  ndërkombëtare”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026