Shqiptarët nuk e dinë rolin dhe funksionin e këshillave bashkiakë
56.5% e shqiptarëve nuk e dinë kush janë dhe çfarë funksioni kanë anëtarët e këshillit bashkiak. Të vënë para një pohimi të pavërtetë: “Këshilli bashkiak përbëhet nga këshilltarët e kryetarit të bashkisë” nga Barometri në Euronews Albania, më shumë se gjysma nuk e kanë kundërshtuar këtë pohim, 28.9% janë dakord, 21.1% nuk e dinë dhe 6.5 janë neutral.
Ndërkohë, 43.5% e kanë kundërshtuar këtë pohim, pasi këshilli bashkiak nuk përbëhet nga këshilltarët personalë të kryetarit të Bashkisë, por nga anëtarë që zgjidhen me votë.
Pavarësisht se këshilli bashkiak votohet për t’i shërbyer dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve, ka pothuajse fare ndërveprim me ta.
91.1% e shqiptarëve nuk kanë takuar kurrë një këshilltar bashkiak si komunitet për ndonjë shqetësim.
85.7% nuk kanë takuar as individualisht një këshilltar të bashkisë për ndonjë shqetësim.
95.3% nuk kanë marrë kurrë pjesë në ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak.
Ndërsa 67.7% nuk njohin asnjë anëtar të këshillit bashkiak.
Vëmendja për këtë strukturë ka qenë e vogël edhe në media, pasi 91.5% e shqiptarëve nuk kanë parë kurrë në media live ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 15:16 Turqia, Hungaria dhe Spanja fillojnë kërkimet për hidrokarbure në Libi
- 15:14 Sa nga paratë e Iranit janë të ngrira dhe ku ndodhen ato?
- 15:12 Rama në Berlin, takim me ministren gjermane të Ekonomisë: Në fokus partneriteti ekonomik dhe investimet në Ballkanin Perëndimor
- 15:09 Ukraina shënjestron flotën e fshehtë të Rusisë, goditet cisterna “FINA A” në Detin e Zi
- 15:06 Pezullohen disa shoferë tramvaji në Milano, kishin krijuar një grup ku ndanin foto të pasagjereve. Nisin hetimet
- 14:51 “Shqetësim polarizimi politik dhe diskursi konfrontues”, PE miraton rezolutën për Shqipërinë

