Ademi: E rëndë që të rinjtë nuk e dinë si votohet në zgjedhjet lokale

25 Nëntor 2022 | 20:35

Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cilësoi shumë të rëndë faktin që të rinjtë në moshë aktive janë të painformuar ose indiferentë ndaj pushtetit vendor.

Duke komentuar shifrat e Barometrit në Euronews Albania, Ademi tha se kjo tregon mungesën e shpresës tek të rinjtë.

“Kam marrë një perceptim të rëndë për dy pohime. Të rinjtë dhe në moshë aktive, është shumë e rëndë se ata janë në padije apo janë indiferentë, apo nuk kanë shpresë, apo që nuk e njohin pushtetin vendor si një pushtet që mund të na ndryshojë jetën, nuk  shohin asnjë shpresë. Kjo ndodh se ata nuk mendojnë se do të angazhohen fare aty, nuk kanë shpresë. E dyta, 30 e ca vite kanë krijuar një praktikë në pushtetin vendor, por ende është i brishtë si pushtet. Ndaj e shohin zgjidhjen përmes qeverisë qendrore sesa pushtetit vendor”, tha Ademi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025