Shqiptari përplasi e tërhoqi zvarrë të renë greke, dalin pamjet e aksidentit tragjik
Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Selanik, ku i riu shqiptar përplasi një studente greke 21-vjeç, e cila studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik.
Siç shihet në pamje shqiptari pasi ka përplasur të renë greke mëngjesin e së martës, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, shkruajnë mediat greke.
Si ndodhi ngjarja
Në mesnatë e reja origjinë nga Chania në ishullin e Kretës, hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj.
Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut, ajo u mor përpara nga një makinë e cila drejtohej nga shqiptari.
Mësohet se i riu pasi e përplasi, 26-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital.
Dëshmitarët okularë deklaruan se shqiptari përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik.


Mediat greke bëjnë me dije se 26-vjeçari shqiptar është vetëdorëzuar në polici pak ditë pasi përplasi 21-vjeçaren në qendër të Selanikut.
26-vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve është paraqitur mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut.
LEXONI GJITHASHTU:
- Italia përfshihet nga moti i keq, 8 persona të zhdukur
- 430 kilogramë kokainë, nis seanca në GJKKO për 10 të arrestuarit
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk