Të rinjtë nuk dinë si votohet, Haxhimali: Rezultatet e Barometrit shqetësuese
Eksperti për çështjet vendore Agron Haxhimali, tha se i ka parë me shqetësim rezultatet e sondazheve të publikuar mbrëmjen e djeshme nga “Barometri” në Euronews Albania.
Teksa u ndal te gjetjet që të rinjtë nuk dinë si votohet në zgjedhjet lokale, Haxhimali tha se në vendin tonë ka më shumë nevojë për fushatë ndërgjegjësimi, duke shtuar se mungon informimi.
“Problematikë e madhe, i kam ndjekur me shqetësim të gjitha rezultatet. Kjo tregon kulturën tonë, tregon se si është krijuar sistemi informativ për të informuar të rinjtë apo grupmoshat e ndryshme. Ka nevojë për më shumë fushatë ndërgjegjësimi në periudhën e caktuar që bëhen zgjedhjet”- theksoi ai.
Ndërsa për sondazhin e këshilltarëve bashkiakë, eksperti theksoi se këto të fundit zgjidhen nga kryetari i bashkisë e jo me votë.
“Është qesharake fare. Reformës territorial administrative nuk e dha efektin te votuesit. Sjellja administrative institucionale, qasja politike, pushteti që i jep vetes administratori në ndërveprimin me qytetarët, domethënë vazhdon të sillet si kryetar komune. Impakti i reformës nuk ka qenë aty ku duhet përsa kohë ngatërrohet se kush është i emëruar dhe kush i është i zgjedhur.
Këshilltarët e Bahskisë i zgjedh kryetari i Bashkisë. Është kryetari i Bashkisë që vendos se kush do të jenë ushtarët e tij.”- theksoi Haxhimali.
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta