“Lypi dhe siguroi fonde për tërmetin”, Bozo: S’duhet t’ia harrojmë Ramës punën

26 Nëntor 2022 | 12:23

Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo tha në një intervistë për Euronews Albania se procesi i rindërtimit është realizuar me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe dhe se 80% e të prekurve janë futur në banesat e tyre.

“Njerëzit duhet të kuptojnë në gjë, që rindërtimi është bërë me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe në kushtet e vendit tonë. Brenda 3 vitesh, mbi 80 e të prekurve janë futur në shtëpitë e reja dhe pas asnjë pagesë. Janë ndërtuar lagje të reja në Kombinat, Durrës, Thumanë, Laç”, u shpreh ajo në 3 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit që humbën jetën 51 persona.

Deputetja nënvizoi se nuk duhet të harrojnë që kryeminitri Edi Rama shkoi në dyert e botës dhe lypi dhe siguroi fonde.

“Njerëzit duhet të jenë të qartë, që nga puna e jashtëzakonshme e Ramës që shkoi në dyert e botës, lypi dhe siguroi fonde. Shumë fonde siguroi. Fondet që premtuan nuk erdhën të gjitha se ndodhi COVID”, tha ajo më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci ka bërë me dije përmes një njoftimi në Facebook dhunën që i është ushtruar nga truprojat e Albin Kurtit....
15:52 | 13/05/2023

Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aishe Haklaj deklaroi të premten se familja e saj ka ende besim te SPAK....
11:11 | 29/04/2023

“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë

Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini nuk do të tërhiqet nga gara e 14 majit, pavarësisht sulmeve të bëra nga Sali...
14:30 | 08/04/2023