“Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur” e Setboun në muzeun “Marubi”

27 Nëntor 2022 | 14:49

Muzeu kombëtar i fotografisë në Shkodër “Marubi” shfaqi për të apasionuarit e fotografisë koleksionin e Michel Setboun “Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur ” kuruar nga Luçjan Bedeni.

Setboun e viziton për herë të parë Shqipërinë në 1981. Të kësaj vizite janë shkrepjet e serisë ‘Shqipëria në vitin 1981′, në të cilën nuk gjejmë asnjë imazh që tregon realitetin e burgjeve, kampeve të internimit, shkatërrimin e objekteve të kultit apo skamjen ku jetonin shqiptarët. ‘Jeta në rrugë nën regjimin komunist në Shkodër’ është e vetmja foto e shkrepur tinëz, në të cilën dallohet habia që shqiptarët kishin kur shikonin të huajt.

Përmes shkrepjeve të Setboun-it u fiksua ikja e madhe e shqiptarëve në Evropë më 2 korrik 1990 – të paraqitura në serinë ‘Exodus’ – zgjedhjet e para pluraliste në serinë ‘Fillimet e demokracisë’ dhe ngjarjet e ndodhura pas Demonstratës Antikomuniste të 2 prillit 1991 në Shkodër në serinë ‘Trazirat dhe funeralet e prillit 1991′.

Ekspozita është e fokusuar vetëm në rolin e Setboun-it në dokumentimin e rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe do të jetë e mundur të vizitohet nga të gjithë në muzeun “Marubi”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026