VIDEO | Alpinistët nga Kosova valëvisin flamurin kuq e zi në majë të Bistrës

27 Nëntor 2022 | 17:08

Alpinistët nga Kosova kanë valëvitur flamurin kuq e zi në majë e Bistrës.

Kanë qenë tre shqiptarët nga Kosova, Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi, që në temperaturën -10 gradë celsius, kanë valëvitur flamurin shqiptar.

Nesër është 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa në ditën e Kuvendi i Shqipërisë, mirëpriti atë të Kosovës.

Deputetët nderuan dy himnet, fillimisht atë të Kosovës, e më pas të Shqipërisë, për t’i lënë rrugë mesazheve për të forcuar bashkëpunimin, duke mos harruar historinë.

Kryeministri Edi Rama, tha se Kosova do të përmbyllë shumë shpejt kapitullin e njohjes së plotë. Por kjo mbledhje e parë, për të ishte e paplotë pa Hashim Thaçin, i cili ndodhet në Hagë.

Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Shqipëria e Kosova janë një kala e përbashkët ku gjithkush vendos një tullë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026