Turqia me diskutime të reja për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha më 28 nëntor se do të takohet me homologët nga Suedia dhe Finlanda për të diskutuar për aplikimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s.
Sipas kryediplomatit turk, takimi do të zhvillohet në margjinat e samitit të NATO-s që mbahet më 29 nëntor në Bukuresht.
“Ne do të takohemi me ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës nesër në Bukuresht përmes një formati trepalësh”, citohet të ketë thënë Cavusoglu, shkruan Radio Europa e Lirë.
Ankaraja i ka akuzuar dy shtetet nordike se ofrojnë strehë të sigurt për militantët kurdë, që Turqia i konsideron “terroristë”, dhe nuk ka ratifikuar anëtarësimin e tyre në NATO, pavarësisht një marrëveshjeje që u arrit në qershor.
“Procesi po përparon në mënyrë pozitive, por ende ka hapa që duhet të ndërmerren”, tha Cavusoglu.
“Në fakt, Suedia është ajo që duhet të ndërmarrë më shumë hapa”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk