“Mos më ngri zërin”, Harxhi përplaset me Molliqajn: Problemi që keni në Kosovë

28 Nëntor 2022 | 22:18

Diplomatja Edith Harxhi është përplasur me Kryetarin e Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, teksa flitej për bashkimin e shqiptarëve.

Të ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Harxhi i është drejtuar Molliqajt duke i thënë se shqiptarët e njohin shumë Kosovën, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ngritja e zërit nuk është argument.

Harxhi tha se televizionet në Kosovë asnjëherë nuk thërrasin analistët e Shqipërisë, e ndryshe ndodh në kanalet shqiptare.

Edith Harxhi: Keni një problem shumë të madh në Kosovë, më vjen keq më duhet t’ua them. Ju pendehoni që ne nuk njohim Kosovën  dhe ky është shumë problem i madh. Të gjithë mediat në Kosovë nuk thërrasin asnjëherë ndonjë analist nga Shqipëria. Ju jeni në çdo moment në kanalet e Shqipërisë.

Dardan Molliqaj: Shumë mirë që jemi.

Edit Harxhi: Ne e njohim më shumë se ju Kosovën. Nuk është normale që ju të pyesni se ku janë dhe ku nuk janë minierat. Mos presupozoni në asnjë mënyrë që ne nuk dimë për Kosovën.

Dardan Molliqaj: Ngritja e zërit nuk është argument.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026