U dëmtuan nga tërmeti, PD denoncon mungesën e qartësisë për fatet e familjeve në Kombinat

22 Shtator 2020 | 08:35

Partia Demokratike denoncoi të martën rastin e familjes Konini në Kombinat e cila banon në një pallat vlerësuar për t’u shembur, por që ende nuk e ka të qartë se çfarë do të bëhet me banesën e saj edhe pse kanë kaluar 10 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Konstandina Konini i tha zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa se nuk dëshiron të shpërngulet diku tjetër me shtëpi, por të marrë përgjigje të saktë nga shteti dhe të strehohet sipas projekteve e reja që janë planifikuar për zonën.

“Banoj në rrugën Fabrika e Qelqit […] Na kanë thënë që [pallati] do prishet, asnjë gjë konkrete nuk kemi. Llafe poshtë e lartë, dëgjojmë shumë gjëra. Se na thonë jo do ju çojmë andej, jo do të ju çojmë këtej […] ishalla marrim ndonjë përgjigje konkrete që të bëjmë dhe ato kartat, të vij këtu ku jam unë. Kjo është shtëpia ime, asgjëkundi tjetër nuk shkoj. Këtu ku jam! Kjo është imja dhe këtu do rri! Mezi e kam marrë këtë shtëpi edhe prandaj dua të vi këtu. Le të bëjnë çfarë të duan le ta bëjnë, le ta çelë ai, ç’të duan, në mes të Kombinatit apo në fund të Kombinatit. Unë dua këtu! Unë kam njëzet vjet që rri dhe këtu do të jetoj, asgjëkundi tjetër!” – u shpreh Konini.

Dëmtimet e rënda të disa pallateve të vjetra në zonën e Kombinatit kanë nxitur Bashkinë Tiranë dhe qeverinë që të hartojnë një projekt të gjerë rindërtimi me pallate të reja, mirëpo ende asgjë duket se nuk është qartësuar për familjet që jetojnë atje.

Prej një muaji opozita denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.

Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Mamurrasi, Bubqi, Lezha dhe Tirana.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë.

Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.

 

Lexoni gjithashtu:

Tërmeti u prishi shtëpinë, PD sjell rastin e familjes në Mamurras: Ky, dimri i dytë në çadër

Grantet e rindërtimit, PD denoncon rastin e familjes në Shijak: Kemi bërë vetëm letra, s’kemi marrë asgjë

PD denoncon rastin e qytetares nga Lezha, prej 10 muajsh me burrin e paralizuar dhe tre fëmijët në çadër

Bilanci i rindërtimit, Ahmetaj në Euronews Albania: Nuk ka vonesa, brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026