Vakancat në Kushtetuese, KED i dërgon kërkesën Metës e Ruçit: Rihapni garën

22 Shtator 2020 | 09:00

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kërkon nga Kuvendi dhe Presidenca që bëjnë rishpalljen për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim i KED-së erdhi pas mbledhjes së fundit ku përcaktoj se për dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese, procedura duhet të nisë nga e parë.

Kësisoj, për këto dy vakanca do të nevojiten rreth 3 muaj të tjerë kohë, që institucioni të dalë me vendimmarrje për plotësimin e dy vendeve bosh.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese vijon prej 1 viti që të jetë me 4 anëtarë, numër i cili nuk plotëson kuorumin për vendimmarrje.

Ndërkohë në mbledhjen e një jave në parë KED, pas verifikimeve u ka refuzuar kandidimin dy prej kandidaturave për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa një tjetër është tërhequr nga gara.

Konkretisht, vetëm Altin Binajt i është lejuar kandidimi, kurse për Artan Spahiu dhe Dedë Kasneci, është ndaluar kandidimi. Ndërsa nga ana tjetër Gentian Mete është tërhequr nga ku kandidim.

“Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar”, thuhet në vendim.

 

Lexoni gjithashtu:

Ngërçi në Kushtetuese, Aurela Anastasi: Zvarritja e pajustifikuar, drejtësia të divorcohet nga politika

Ambasadorja Yuri Kim kërkon me çdo kusht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026