Kërkime mes baltës në Iskia të Italisë, pak shanse për të mbijetuar nga përmbytjet

29 Nëntor 2022 | 14:38

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gërmuar në baltë dhe masivet e mbeturinave të akumuluara në ishullin e Iskias për persona të humbur, me shpresën për të gjetur dikë gjallë.

“Ekipet po punojnë në kushte të vështira, ata po gërmojnë me duar pasi për momentin nuk mund të përdorim ekskavatorët. Gjithçka po bëhet me duar dhe lopata, në përpjekje për të hequr sa më shumë material të mundemi në një kohë sa më të shkurtër”, tha Mario Della Corte, zjarrfikës.

Operacioneve të kërkimit u janë bashkuar të rinj dhe vullnetarë.

“Po punojmë për të pastruar shtëpitë nga balta. Situata është e vështirë. Ne lutemi për njerëzit që janë ende të humbur. Një nga shokët tanë të klasës është mes tyre dhe shpresat për ta gjetur gjallë sa vijnë e zbehen”, u shpreh një burrë.

Të hënën, ekipet gjetën trupin e viktimës së tetë. Ai u identifikua nga autoritetet si një djalë 15-vjeçar, familjarët e të cilit u gjetën të vdekur gjatë fundjavës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026

Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur Andy Burnham “jashtëzakonisht liberal”, në komentet e tij të para publike për ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit të Madh që...
08:54 | 25/06/2026

Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit mes dy trenave në veri të Londrës ku si pasojë humbi jetën një person dhe plagosi rreth 100...
08:32 | 25/06/2026