Të krishterët për herë të parë komunitet në Angli

29 Nëntor 2022 | 15:05

Më pak se gjysma e popullsisë në Angli dhe Uells e konsideron veten të krishterë, sipas gjetjeve të regjistrimit të ri të popullsisë.

Kjo është hera e parë që pakica i përket fesë kryesore të popullsisë.

Britania e Madhe është bërë më pak religjioze, dhe me më pak popullsi të racës së bardhë, prej regjistrimit të parafundit të popullsisë dekadën e kaluar, tregojnë të dhënat e reja, të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare, shkruan REL.

Rreth 46.2 për qind e popullsisë në Angli dhe Uells e konsideron veten të krishtere, në krahasim me 59.3 për qind sa ka qenë shifra në regjistrimin e kaluar.

Numri i popullsisë myslimane është rritur nga 4.9 për qind në 6.5 për qind, derisa e popullsisë hinduse nga 1.5 për qind në 1.7 për qind.

Më shumë se një në tre persona – 37 për qind – konsiderojnë se nuk i përkasin ndonjë feje, në krahasim me 25 për qind më 2011.

Pjesët tjera të Mbretërisë së Bashkuar, Skocia dhe Irlanda Veriore, i publikojnë të dhënat e tyre ndaras.

Aktivistët e laicizmit kanë thënë se ky ndryshim duhet të nxisë analiza për mënyrën sesi është rrënjosur feja në shoqërinë britanike.

Ky vend ka shkollat e Kishës së Anglisë që financohen nga shteti, dhe pjesëtarë të institucionit të kishës kanë ulëse në Parlament dhe Mbretëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026