I burgosur në Hagë, 110 punime të Selimit shfaqen në muzeun kombëtar të Kosovës
Krijimtaria e ish-komandantit te UCK-se dhe ish deputetit te Kosoveq, Rexhep Selimi, është sjellë për publikun ne Prishtine përmes një ekspozite e cila përfshinë 110 piktura te realizuara në qendrën e paraburgimit ne Hage, ku edhe po mbahet prej dy vjetësh.
Ato janë paraqitur për art-dashësit në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës nën titullin ‘Ne gare me boten gri’ në shënim te 110 vjetorit të Pavarësisë të shtetit shqiptar.
Si lindi kjo ide e tregon bashkëshortja e Rexhepit, Shqipja.
“Sa herë që kemi lëvizur unë kam marrë pëlhura me vete, e kur jam kthyer i kam marrë të pikturuara. Për këtë festë vendosëm që Rexha të flasë me ekspozitë, të flasë me kombin e vet me bashkëqytetarët, përmes ekspozitës”- tha ajo .
E ndërsa tregon cila është gjendja shpirtërore e fizike e bashkëshortit dhe shokëve të tij, për të cilët beson se shume shpejt do kthehen të lirë në vendlindje.
“Rexha përveç pikturës po merret dhe me shkrime, po punon dhe me një roman. Ai është artist në shpirt.”- theksoi Shqipja.
Krijimtarinë e mikut te tij erdhi ta vizitojë edhe bashkëluftëtari, Daut Haradinaj.
“Sa i përket pikturës, unë e mbaj mend që na ka ra me qëndruar ilegal për disa javë diku dhe shumicën e mureve, i ka pikturuar me motive kombëtare, me motive të luftës”- tha ai.
Hradinaj kërkoi angazhim me te madh te shtetit kunder Gjykates Speciale.
“Unë e di se ato do e fitojnë pafajësinë, por duhet me e fituar më shpejt e jo me prit, sepse është e padrejtë”- theksoi Haradinaj, bashkëluftëtar i Rexhepit.
Realizimi i kësaj ekspozite u bë e mundur edhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ajo do të jetë e hapur deri më 4 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Udhëtimi ‘epik’ i 3 emigrantëve drejt Spanjës, 11 ditë në timonin e anijes-cisternë
- 500 njerëz u vranë gjatë ndërtimit të stadiumeve e metrosë, thotë zyrtari i Katarit
- PD ‘harron’ festën e Çlirimit, asnjë s’bëri homazhe te varrezat “Dëshmorët e Kombit”
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme