“Anëtarësimi, jo i sigurt në 2030-ën”, Steinmeier në Shkup: Vendin e keni në BE
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian Brenda vitit 2030 nuk është i sigurt. Qëndrimi i mbajtur më parë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk u konfirmua nga presidenti gjerman, Frank–Walter Steinmeier.
“Shteti juaj gjendet para një vendimi të rëndësishëm, nëse do e hapë rrugën për çeljen e kapitujve nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese… Gatishmëria juaj pragmatike për zgjidhje të kontestit me Bullgarinë është impresionuese dhe ju siguroj se në fund do t’ia vlejë. Unë dua që procesi i integrimit të ndodhë sa më shpejtë, por nëse kjo do ndodhë ne vitin 2030 këtë për momentin nuk mund ta thotë asnjë politikan nga Maqedonia e Veriut, Gjermania ose nga Bashkimi Evropian. Por duhet të vazhdoni përpjekjet”, tha presidenti gjerman.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski kërkoi mbështetje nga faktori ndërkombëtar për ruajtjen e entuziazmit pro evropian ndërsa i bëri thirrje opozitës maqedonase që të mbështesë ndryshimet kushtetuese për futjen e pakicës bullgare në Kushtetutë.
“Në një periudhë kur besimi në gjithë rajonin për eurointegrimet është i lëkundur, në këtë periudhë të ndjeshme na nevojitet ndihmë nga demokratët e mëdhenj evropian, nga bartësit e idesë për një kontinent të bashkuar. Në këtë kontekst, mbështetja pa rezervë e Gjermanisë ka një rëndësi shumë të madhe për ne, sidomos pas riaktivizimit të Procesit të Berlinit ku Gjermania luan rolin kyç”, u shpreh Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
Presidenti gjerman dhe presidenti maqedonas theksuan edhe rëndësinë e procesit të Berlinit dhe nevojën për iniciativa rajonale ekonomike dhe infrastrukturore.
Të enjten, presidenti gjerman do të nisë vizitën dy ditore në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut