Xhubleta shqiptare në UNESCO, Margariti: Puna ka nisur që në 2019, arsyeja

29 Nëntor 2022 | 21:13

Xhubleta është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore jo-materiale botërore nën mbrojtjen e UNESCO- s.

Veshja tradicionale e grave të Malësisë, më shumë se 4 mijë vite e lashtë tashmë është pjesë e pasurisë së gjithë njerëzimit.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në një intervistë për Euronews Albania, tha se puna për ta future xhubletën në UNESCO kishte nisur që në vitin 2019.

Margariti theksoi se ishte rreziku i lartë i humbjes së xhubletës që i shtyu ta çonin dosjen në UNESCO.

“Ishte një lajm shumë i mirë. Sot xhubleta i përket gjithë njerëzimit. E kishim filluar këtë punë që në 2019, në 2020 arritëm të kishim dosjen në duar. Ka qenë një punë e gjatë, e shumë grupeve e shumë bashkëpunëtorëve. Dua të vlerësoj kontributin e Fondit Shqiptar për Zhvillim që na kanë mbështetur në këtë nismë tonën, që ka qenë unike në llojin e saj.

Ishte rreziku i lartë i humbjes, ajo që na shtyu me forcë për ta çuar përpara sit ë parën dosje. Jemi në përgatitje të disa dosjeve.”- tha ajo.

https://youtu.be/gOUPjM88TbU

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026