Kampioni Evropës në MMA: Më ka kërkuar Gjermania dhe Greqia, i kam refuzuar

30 Nëntor 2022 | 10:45

Kampioni Evropës në MMA, Jurgen Çika tregoi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” se është kthyer nga Gjermania për të përfaqësuar Shqipërinë.

Ai u shpreh se nuk e përjetonte si duhet emocionin e boksit kur garonte për një shtet të huaj.

Ai ka fituar vendin e parë në Athinë, në një konkurrim mes 40 shteteve, në sportin e arteve marciale të përziera.

Çika tha se Greqia dhe Gjermania e kanë kërkuar për stërvitje dhe nuk ka pranuar.

Ndërkohë u shpreh se në të ardhmen e sheh veten si inxhinier kompjuterik, ndërsa sporti do të mbetet për t’u parë në varësi të mbështetjes.

“Është një ndjenjë tjetër kur bën me flamur shqiptar për një shtet tjetër dhe kur bën për shtetin tënd me flamurin tënd; është një ndjenjë komplet ndryshe dhe e di që përfaqëson Shqipërinë. Dhe kur të prezantohesh si sportist nuk do thoshe nga Shqipëria, por nga Gjermania apo X vend tjetër,” – u shpreh Çika.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024