3 kampionët e qytetit të Kukësit, përfaqësojnë Shqipërinë në boks
Jurgen Çika, 18 vjeç, është shpallur kampion Evrope në kategorinë profesionale të MMA.
Ky është çmimi i 6-të më i rëndësishëm që ka marrë në këtë sport. Në ndeshjen e mbajtur në Athinë të Greqisë, Jurgen Çika përfaqësonte Shqipërinë mes 40 shteteve të tjera.
Ersi Gjana, 16 vjeç. Boksin e ka nisur që në moshën 12-vjeçare ku mori pjesë në kampionatin kombëtar të Shqipërisë dhe zuri vendin e parë.
Ai është ndeshur në Shqipëri dhe Kosovë. Ndeshja e fundit ishte në Gjilan në datën 12 nëntor, ku zuri dhe vendin e parë. Bëhet fjalë për kampionatin ndërkombëtar të boksit.
Mehmet Hoda është 19 vjeç dhe ka filluar stërvitjen e boksit që në moshën 7-vjeçare. Ai është shpallur kampion i Shqipërisë dhe kampion i Kosovës. Në disa ndeshje të tjera ka fituar vendin e dytë.
Bashkia Kukës akordoi 3 certifikata mirënjohje dhe një çek prej 100 mijë lekësh të reja për secilin nga kampionët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge