200 milionë për sezon, Ronaldo shumë afër klubit të ri

30 Nëntor 2022 | 10:38

Superylli portugez Cristiano Ronaldo pritet të bëhet me skuadër të r, pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Siç bëhet e ditur nga “Marca”, Ronaldo pritet t’i bashkohet skuadrës së Al-Nassr pas Kupës së Botës, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje në vlerë prej 500 milionë eurosh me klubin nga Arabia Saudite.

37-vjeçari është në kërkim të skuadrës së tij të re, pasi Manchester United i shkëputi kontratën në përgjigje të intervistës bombastike të tij me Piers Morgan, raporton KosovaPress.

Krerët e United ishin të nevrikosur që Ronaldo e pranoi; se ai nuk ka respekt për Erik ten Hag dhe se akuzoi drejtuesit e klubit se ata dështuan për të përmirësuar kushtet në qendrën stërvitore.

Ronaldo, i cili kishte edhe shtatë muaj të mbetur në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” e cila kishte një vlerë prej 580,000 në javë, nuk mori dëmshpërblim nga United pas largimit të tij.

Por “Pesë herë fituesi i Topit” raportohet se tani ka arritur një marrëveshje në parim, për t’u transferuar te skuadra e Al-Nassr.

“Marca” pretendon se Ronaldos i është ofruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me vlerë prej 200 milionë eurosh në sezon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026