Zbardhet vrasja e 39-vjeçarit tek “Kodra e Diellit”, në kërkim autori

30 Nëntor 2022 | 18:30

Vrasja e Briken Sanajt më 30 tetor në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë është kryer për hakmarrje.

Policia ka mundur të zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim tre persona, një prej tyre anëtar i familjes Kola, me të cilët, 39-vjeçari i vrarë ishte në hasmëri.

Vladimir apo ndryshe Valmir Kola akuzohet si autor i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Gjithashtu, Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.

Dy shtetas të Kosovës akuzohen gjithashtu si të përfshirë në ngjarje, të cilët i kanë siguruar Kolës makinën të cilën përdori për t’u larguar nga vendngjarja dhe më pas i vuri flakën ne rrugen dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit.

Briken Sanaj, i njohur edhe me emrin Skerdi Sanaj, u ekzutua poshtë pallatit ku jetonte në kryeqytet. Dy familjet ishin në hasmëri për shkak të një plagosjeje në vitin 2012.

Briken Sanaj, viktima e atentatit te “Kodra e Diellit”

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026