100-vjeçarja, tifozja më e zjarrtë e Tironës
Nezihat Stermasi, bashkëshortja e legjendës bardheblu, Selman Stërmasi, festoi dje ditëlindjen. Për të ky vit nuk mund të ishte më i bukur, pasi përkon me 100-vjetorin e krijimit të ekipit të zemrës, Tironës si dhe shpalljen kampion të tij.
E rrethuar me fanellën, topin dhe flamurin e ekipit të saj të zemrës, këto ngjyra, i kujtojnë me mall bashkëshortin e saj, Selman Stërmasin.
“Nuk i ndaj, i kam në zemër. E kam pas atë Selamin që nuk e kishte Shqipëria, ka qenë njeri shumë i mirë, nuk vinte re se nga është, i priste të gjithë njerëzit njësoj, minutë për minutë e kujtoj, po ku e kam. Ka qenë shpirtmirë, bujar”, thotë znj. Nezihat.
Në këtë 100-vjetor, ajo ndihet e plotësuar dhe e lumtur për historinë që do t’i lërë qytetit të saj.
“Për mua ka qenë jeta e mirë, me njerëz të mirë, me nipër e mbesa. Plot njerëz më kanë dashur dhe i dua. Po bëhem 100 vjeçe, tani presim nga pak…do të vijë ajo ditë patjetër. Kam lindur në Tiranë edhe po vdes në Tiranë”, thotë ajo.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona