Zaev me ambasadorin e BE-së, Geer: RMV të zbatojë marrëveshjet e arritura me Greqinë dhe Bullgarinë

23 Shtator 2020 | 09:21

Zaev me ambasadorin e BE-së, Geer: RMV të zbatojë marrëveshjet e arritura me Greqinë dhe Bullgarinë

Konferenca ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së do të mbahet pasi të arrihet konsensus për çeljen e negociatave.

Ky është paralajmërimi i ambasadorit të ri të BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, i cili sapo është emëruar në këtë post.

Gjatë konferencës së tij të parë si ambasador me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Geer kërkoi zbatimin e reformave për të cilat u zotua Qeveria e Zaevit.

Ndërsa kryeministri Zaev u zotua për zbatimin e përpiktë të reformave dhe angazhim së bashku me Bullgarinë për tejkalimin e mosmarrëveshjes që mund të çojë deri tek bllokimi i nisjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjermania për negociatat: Shpresojmë mbajtjen e konferencës së anëtarësimit në dhjetor, pa kushte shtesë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026